Foto ilustruese

Vlorë/ Drejtonin makinën në gjendje të dehur, 2 persona në pranga

26 Qershor 2022, 09:05| Përditesimi: 26 Qershor 2022, 09:23

  • Share

VLORË-Një 37-vjeçar me iniciale E.Sh nga Tirana ka rënën në prangat e policisë pasi u kap duke drejtuar makinën në gjendje të dehur. Gjatë kontrollit atij i gjet në makinë dhe një thikë.

Po ashtu, është arrestuar dhe një 30-vjeçar me iniciale Sh. M., po nga Tirana, pasi u kap duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

"Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:

 -E. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, gjithashtu gjatë kontrollit të automjetit këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua një mjet prerës (thikë).

-Sh. M., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.", njofton Policia. 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?