Vlorë/ Digjet 'BMW'-ja luksoze gjatë orëve të natës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme (VIDEO)

4 Qershor 2020, 09:41| Përditesimi: 4 Qershor 2020, 11:54

  • Share

VLORË-Digjet një makinë tip "BMW" luksoze ngjyrë e zezë me targë AA 372ZR gjatë natës në qytetin e Vlorës në lagjen "10 Korriku" Vlorë, pranë ish-shkollës së marinës.

Makina është në pronësi të B.B, me profesion parukujere i cili është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme. Ajo ka deklaruar në polici se nuk e di se pse ka ndodhur pasi nuk ka pasur konflikte.

Sipas informacioneve nga korespodenti i Report Tv, ngjarja ka ndodhur gjatë orës 3:00 dhe dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme, pasi ishte spërkatur me benzinë në pjesën e gomave dhe xhamave. Akoma nuk dihen shkaqet se përse ka ndodhur ngjarja nesë mund të ishte pikërisht ajo zynimi i autorëve apo nëse është ngatërrim automjeti .

Po punohet nga forcat hetimore për përcaktimin e shkakut të djegies së makinës.

Gjithashtu në Vlorë është bërë një tjetër arrestim, ku E. M., 28 vjeç, banues në fshatin Babicë e Vogël është kapur në rrugën "Ali Demi" Vlorë duke drejtuar motorrin pa targa dhe pa lejen e drejtimit përkatës.

 

1591257961_bmw.jpg

Makina e djegur në Vlorë

 

Komento

Komente

  • Selenice: 04/06/2020 11:11

    Vlorezeza thuaje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?