Vlorë/ Digjen dy makina të parkuara në orët e para të mëngjesit në pronësi të dy vajzave! Dyshohet aksidentale (VIDEO)

25 Tetor 2020, 08:19| Përditesimi: 25 Tetor 2020, 09:56

  • Share

VLORË- Dy makina janë djegur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Pavarësia" Vlorë", ku është djegur plotësisht një "Smart" dhe pjesërisht Volkswagen-i, të dy në pronësi të dy vajzave. Sipas burimeve zyrtare dyshohet se ngjarja është aksidentale.

"Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen "Pavarësia" Vlorë, kanë marrë flakë në parkim 2 automjete, ku si pasojë automjeti i markës Smart në pronësi të shtetases K.D., është djegur plotësisht dhe automjeti i markës Volksëagen në pronësi të shtetases F.F., është djegur pjesërisht, dyshohet se ngjarja është aksidentale. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me ngjarjen e ndodhur", njofton policia.

Makina e djegur

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?