Foto ilustruese

Kronikë

Vlorë, dhunoi mjekët e poliklinikës në lagjen 'Hajro Çakërri', në pranga 26-vjeçari

7 Tetor 2021, 14:11| Përditesimi: 7 Tetor 2021, 15:36

  • Share

VLORË- Një situatë e rëndë është regjistruar në poliklinikën në lagjen “Hajro Çakërri”. Një 26-vjeçar ka goditur mjekun e poliklininës për motive ende të paqarta.

Për pasojë, Xhanluka Kamberajt i janë vënë prangat, ku policia bën me dije se ai është arrestuar për "veprime të dhunshme ndaj mjekëve". 

"Vlorë/Vihet në pranga një 26-vjeçar, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. K., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi ky shtetas ka kryer veprime të dhunshme, ndaj mjekëve të poliklinikës në lagjen “Hajro Çakërri”.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton Policia. 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?