Foto ilustruese

Vlorë/ Dëmtohet kabulli elektrik dhe plagoset punëtori, dy të arrestuar

2 Gusht 2020, 13:04| Përditesimi: 2 Gusht 2020, 13:55

  • Share

VLORË- Dy persona janë arrestuar pasi kanë shkelur rregullat në punë, e për pasojë ka mbetur i plagosur një punonjës.

Në pranga kanë rënë teknik zbatuesi, i identifikuar si Sofokli Bega dhe Leonidha Çelaj në cilësinë e manovratorit. Dy drejtuesit kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë duke dëmtuar një kabull elektrik, ku ka mbetur i plagosur F. K., 66 vjeç, banues në Vlorë.

66-vjeçari është dërguar në spitalin "Nënë Tereza", ku po merr ndihmën mjekësore. Ndërkohë është shpallur në kërkim edhe 56-vjeçarin Kujtim Hysa, drejtuesi i këtyre punimeve.

Njoftimi i plotë i policisë
Policia ka arrestuar dy shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për "Shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë".

Vihen në pranga nga Policia shtetasit S. B., 54 vjeç dhe L. Ç., 29 vjeç, me banim në Vlorë.

Arrestimi i tyre u bë pasi shtetasi S.B me detyrë teknik zbatues dhe shtetasi L.Ç në cilësinë e manovratorit të punimeve gjatë rregullimit të rrjetit kullues në lagjen "Hajro Çakërri" Vlorë, dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë duke dëmtuar një kabull elektrik.

Si pasojë e këtij problemi, është dëmtuar në trup shtetasi F. K., 66 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka shkuar në Spitalin e "Nënë Terezës" Tiranë për ndihmë mjekësore.

Gjithashtu, Policia ka shpallur në kërkim shtetasin K. H., 56 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke qenë në cilësinë e drejtuesit të këtyre punimeve, dyshohet se është një nga përgjegjësit e tjerë për shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?