Vlorë/ Arrestimi i radhës për ekstradim, në pranga 38-vjeçari i dënuar në Spanjë për trafik droge

7 Maj 2022, 09:48| Përditesimi: 7 Maj 2022, 09:52

  • Share

Antonio Ismet Xhaferi është vënë në pranga nga policia në Bishat të Vlorës me qëllim ekstradimin e tij drejt Spanjës.

Arrestimi i 38-vjeçarit u bë në kuadër të një operacioni të ndërmarrë në orët e para të mëngjesit të sotëm pas kërkesës së ardhur nga shteti spanjoll.

I riu shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendimin penal të datës 15.01.2021, kanë lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar, për veprat penale "Trafiku i narkotikëve" dhe “Organizate kriminale", parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës. 

Sipas burimeve nga policia e Vlorës janë disa emra të ardhur nga shteti spanjoll me qëllim ekstradimi.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?