Vlorë/ Arrestimi i abuzuesit serial, zbardhen detaje të reja! 45-vjeçari ishte në monitorim prej ditësh, efektivët hynë nga ballkoni për ta arrestuar

1 Nëntor 2022, 11:38| Përditesimi: 1 Nëntor 2022, 11:40

  • Share

1667299139_24754eef612c4259ba981dfd24135134.jpg

Report Tv ka zbuluar detaje të reja lidhur me arrestimin e Spartak Dyrmishit në Vlorë. 45-vjeçari ishte në kërkim nga Greqia pasi akuzohet si përdhunues serial i disa grave dhe vajzave në shtetin fqinj.

Sapo konstatoi se ishte shpallur në kërkim, Dyrmishi u arratis drejt vendlindjes së tij, Vlorë. Ai ishte në monitorim prej ditësh nga efektivët në Vlorë, sapo ishin lajmëruar nga autoritetet greke.

Dy ditë më parë, policia kishte tentuar të ndërhynte sërish në banesë por askush nuk ishte përgjigjur. 45-vjeçari jetonte aty me qira dhe prej dy ditësh ishte ngujuar në banesën e tij me derë të blinduar. Efektivi i policisë u fut nga ballkoni i banesës së autorit me qëllim kapjen e tij.


Lajmi kryesor:

Abuzoi seksualisht dhe dhunoi disa gra e vajza në Greqi, prangoset në Vlorë 45-vjeçari shqiptar, i dorëzohet autoriteteve greke! Autori: S'kam bërë asgjë


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?