Vlorë/ Aksident mes dy automjeteve në Panaja, dy persona dërgohen në spital

11 Mars, 18:23| Përditesimi: 11 Mars, 19:59

  • Share

VLORË - Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Vlorë-Novosel, në Panaja.

Sipas njoftimit të policisë, një automjet tip ‘Mitsubishi’ me drejtues I.C. është përplasur me një automjet tjetër tip ‘Benz’ me drejtues Sh.B. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i ‘Benz’ dhe pasagjeri i ‘Mitsubishi’ L.C.

Të dy këta persona ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje është edhe grupi hetimor që po vijon procedurat për sqarimin e plotë të ngjarjes.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?