Vlorë/ 51-vjeçari vjedh furgonin, momenti kur merr mjetin e parkuar! Vihet në pranga

2 Maj, 14:49| Përditesimi: 2 Maj, 16:11

  • Share

VLORË- Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi ka vjedhur një furgon. Arrestimi i tij vjen pas kallëzimit të pronarit se i kishin vjedhur mjetin e parkuar në lagjen “Kushtrimi”.

Në pamjet e sigurisë, shihet edhe momenti kur ai merr makinën nga parkimi dhe largohet.

Në momentin kur është kapur nga policia, 51-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa rezulton i dënuar më parë për vjedhje.

“Menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se i kishin vjedhur automjetin e parkuar në lagjen “Kushtrimi”, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë organizuar punën dhe janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar.  

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, u identifikua dhe u arrestua disa minuta pas vjedhjes së automjetit, autori i dyshuar, shtetasi D. R., 51 vjeç, banues në Vlorë, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje. Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas po e drejtonte automjetin e vjedhur, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi”, njofton policia.    

Automjeti furgon tip “Benz”, i dyshuar i vjedhur nga shtetasi D. R., u sekuestrua në cilësinë e materiale.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?