Vlora qyteti me kriminalitetin më të lartë, por pa prokurorë! KLP: Në korrik do të emërohen magjistratë të rinj

11 Maj 2022, 16:46| Përditesimi: 11 Maj 2022, 17:16

  • Share

Aktualisht janë vetëm 11 prokurorë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë nga 17 që duhet të ketë kjo trupë. Problematika e shkaktuar nga vetting-u vihet re në të gjitha prokuroritë e rretheve

"I tërë sistemi i drejtësisë ka mungesa te theksuara sidomos prokuroritë e rretheve janë shumë të ngarkuara. Në këto kushte do e zbusim pak me magjistratët e rinj që do të emërohen në korrik, presim që ata të amortizojnë problematikën , por gjithsesi nuk është se zgjidhet kjo çështje."

"Komisioni i kualifikimit nuk ka lidhje me këshillin e lartë të prokurorisë është institucion më vete i cili merret me verifikimon e gjyqtarëve dhe prokurorve por gjithsesi përderisa ligjvënësi e ka shtyrë me dy vjet mandatin , do të thotë që ka krijuar problematika, pasi nuk është aspak e lehtë për të verifikuar secilin magjistrat."

Këtë deklaratë numri dy i Këshillit të Lartë të prokurorisë e bëri pas prezantimit të kreut të ri të prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, i cili foli për punën e sforcuar.

"Duke pasur parasysh që ka një mungesë të theksuar prokurorësh, jemi më pak se gjysma , i bie që një prokuror bën punën dyfish. Me ndihmën dhe të institucioneve dhe mirëkuptimin e qytetarëve mendojmë ra përballojmë derisa të plotësohet trupa."

Zarka merr drejtimin e prokurorisë së shkallës së parë Vlorë pas komandimit të Erion Çelës si prokuror pranë Apelit të Vlorës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Soni: 11/05/2022 21:06

    Po si vute prap nje prekuror qe ri me kriminel nuk e shikoni o ju te klp turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?