Vlora pret turistët e parë, qytetarët bëjnë plazh me distancë (VIDEO)

21 Qershor 2020, 20:52| Përditesimi: 21 Qershor 2020, 20:59

  • Share

Hapja e plazheve ka risjellë pushuesit në Vlorë, por numri i vogël i tyre ende nuk e jep ndjesinë se sezoni veror ka nisur! COVID ka prekur edhe qytetin që në këtë periudhë duhej të gumëzhinte nga turistët.

Çadrat e vendosura në distancë në plazhin publik tregojnë se kujdesi nuk mungon. Veç vlonjatëve, në bregdetin e Vlorës nuk mungojnë as qytetarët nga rrethet, por dhe ata të huaj.

"Jo nuk e kemi fare frikën e virusit. Virusi ka rrugën e vet ne kemi rrugën tonë.  Rruga jonë përballë virusit është ha mirë. Çfarë do më shumë se deti dhe ajri i pastër, nuk ka virus që qëndron", tha një plazhiste.

"Këtu është rehat, nuk ka shumë raste, vetëm evitojmë që mos të afrohemi shumë me njerëz që nuk i njohim, edhe vijmë këtu që të kënaqemi sa më shumë me detin", tha një tjetër.

Dyndja e personave në jug për plazh ka bërë që pasditen e së dielës të ketë një trafik të rënduar në aksion Orikum -Vlorë, ku makinat kanë krijuar në radhë kilometrike.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?