Vlora e bregdetit e preferuar edhe për turizmin historik! 45% më shumë vizitorë në Muzeun e Pavarësisë

13 Korrik 2023, 16:22| Përditesimi: 13 Korrik 2023, 16:25

  • Share

Tërheqëse për natyrën dhe të gjithë vijën e bukur bregdetare që ofron, qyteti i Vlorës këtë sezon veror është kthyer në një destinacion të preferuar edhe për turizmin historik.

Kryesisht shqiptarë nga Kosova apo Maqedonia, që jetojnë jashtë por edhe të tjerë, të shumtë janë ata vizitorë që duan të njihen më shumë historinë e shqiptarëve. Në çdo periudhë të vitit Muzeu Kombëtar i Pavarësisë mbëtet një nga më të vizituarit.   

‘Nga Lugina e Preshevës vijmë. E kemi vizituar dhe më herët. Muzeu na duket shumë mirë.’- tha një vizitor.

‘Vij nga Bujanovci. Gjetëm mundësinë për të ardhur për ta vizituar. Na pëlqen historia e asaj që është brenda.’- u shpreh një tjetër.

Sipas Drejtorit e Muzeut Kombëtar të Pavarësisë, Istref Dobi, këtë vit ka patur një rritje të interesit të vizitorëve për të vizituar muzeun  historik, e cila është rritur me 45 % në krahasim me vitin e kaluar. 

‘Përgjithësisht vizitorët vijnë nga Kosova, Maqedonia e Veriut ata janë trendi më i madh i vizitorëve tonë. Trendi i vitit kaluar në krahasim me vitet e tjera ishte shumë i mirë por mund t’ju them që trendi i këtij viti është deri diku me 45% në krahasim me vitin 2022.’- tha Drejtori i Muzeut Kombëtar të Pavarësisë, Istref Dobi.

Muzeu i Pavarësisë, një nga më të vizituarit edhe këtë sezon në Vlorë me investimet e reja të bëra në godinë prej 1 korrikut deri në 10 shtator ka edhe një shtim të orarit në mbrëmje, të vizitave në muze, ndërsa pritet një rritje e konsiderueshme e  numrit të vizitorëve.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rroftë: 14/07/2023 01:31

    Ore me bileta nga 2 Euro, të paktën,duhet mirëmbajtur etj

    Përgjigju
  • Koli: 13/07/2023 20:46

    Bravooooo EUR/LEK do shkoj 0.5 tani se po shohin te gjith Ismail Qemolin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?