Vlorë, drejt shkatërrimit
monumentet e kulturës

27 Prill 2013, 15:57| Përditesimi:

  • Share
VLORE - Monumentet e Kultures ne Vlorë janë në rrezik. Prej vitesh në pjesën më të madhe të godinave monumentale në Vlore nuk është bërë asnjë restaurim.

Fasada kryesore dhe një pjesë e faqes anësore të godinës monumentale pranë muzeut Etnografik në Vlorë, prej 10 ditësh është shembur plotësisht, ndërsa rreziku sa vjen dhe shtohet për banorët dhe godinat e tjera përreth.

Sic duket edhe nga pamjet godinat janë në gjendje te mjerushme, pasi nuk është vënë asnjëherë dorë për restaurimin e tyre. Dyert e dritaret janë totalisht të dëmtuara nga lagështira, ndërsa banorët e kësaj godine të dëmtuar thonë se ndihen të rrezikuar.

Muzeu Etnografik i Vlorës është vendosur në një nga godinat më të vjetra të qytetit, që është ndërtuar në mesin e shekullit 19. Ajo është shpallur monument kulture dhe muzeu është mjaft i pëlqyeshëm për vizitorët, pasi në të pasqyrohen të veçantat e traditave të rrethit të Vlorës.

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?