Festa e Vllaznisë

Vllaznia 'ndez' në miqësore, mposht 1-3 Laçin e Mirel Josës

7 Janar, 22:54| Përditesimi: 7 Janar, 22:55

  • Share

Vllaznia e Qatip Osmanit ka lënë Ulqinin dhe do vijojë me përgatitjet e pjesës së mbetur të Superligës në Shkodër. Këtë të dielë, shkodranët kanë mundur 1-3 Laçin në miqësoren e zhvilluar në Kurbin.

Dueli u dominua nga miqtë, duke nxjerrë edhe njëherë në pah dobësitë e Laçit që nuk është ai i sezoneve më parë. Balaj nga penalltia, Çoba dhe Alivoda ishin shënues për kuqeblutë.

Tefik Osmani në regjinë e merkatos dhe Qatip Osmani në stol, janë duke menduar për afrime të reja këtë janar Më herët trajneri i Vllaznisë kishte kërkuar emra në çdo repart, teksa nga shkodranët u larguan disa elementë që nuk kishin minuta, dukshëm për t'i hapur rrugë prurjeve të reja.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?