Orges Shehi

Vllaznia 'kokë më kokë' me Orges Shehin, Refik Halili 'tundon' trajnerin durrsak

3 Qershor 2023, 09:44
  • Share

Orges Shehi prej tre ditësh nuk është më nën kontratë me Tiranën. Trajneri durrsak duket se po shikon mundësitë për të ardhmen, teksa në skenë kanë dalë disa klube. Tirana, klubi ku Shehi drejtoi dy sezonet e fundit po mundohet të bindë trajnerin, duke i bërë të njëjtën ofertë ekonomike si Shkëndija e Tetovës, skuadra që ka kërkuar me ngulm shërbimet e 45-vjeçarit.

Nga ana tjetër, Vllaznia ka "pikasur" trajnerin pas largimit të Sedloskit. Duket se presidenti Alban Xhaferi nuk është mjaftuar me kaq, teksa së bashku me drejtorin sportiv, Elvis Plori, kanë takuar trajnerin durrsak.

Gjithçka ka ndodhur në Elbasan dy ditë më parë, aty ku Tirana humbi 1-0 me Egnatian në finalen e Kupës së Shqipërisë. Tanimë me tre oferta në tavolinë, topi duket se është në duart e ish-gardianit të Superligës dhe Kombëtares, për të vendosur të ardhmen.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?