Vllaznia gjen fitoren pas katër ndeshjesh, Flamurtari ‘dorëzon armët’ kundër Laçit

22 Shkurt 2020, 16:27| Përditesimi: 22 Shkurt 2020, 16:29

  • Share

Vllaznia është rikthyer te fitoret në kampionat pas katër ndeshjesh pasi sot ka mposhtur me shifrat e thella 4-0 ekipin e Luftëtarit. Në Loro Boriçi shkodranët e zhbllokuan rezultatin që në minutën e 15 me anë të futbollistit Sidorenco. Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, ndërsa në fraksionin e dytë ekipi i drejtuar nga Jonuz realizoi edhe tre herë të tjera me Silvion ‘dopietë’ dhe një autogol të Kukës.

Sakaq ekipi i Flamurtarit një javë pas fitores befasuese kundër Luftëtarit është rikthyer përsëri te humbjes. Kjo pasi në Vlorë ekipi i drejtuar nga Troisi është mposhtur 1-3 nga Laçi. Golat për kurbinasit u realizuan nga Nuaubueze dhe Xhixha dy herë, ndërsa për Flamurtarin golin e vetë e shënoi Ribaj. Kujo fitore për Laçin erdhi pas disfatës me Partizanin.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?