Momente nga ndeshjet

Vllaznia fiton me Dinamon dhe merr vendin e dytë, Tirana e Laçi ndahen në barazim! Superliga rikthehet të enjten

27 Shkurt, 09:33| Përditesimi: 27 Shkurt, 10:26

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit mbylli javën e 25-të. Të hënën nën dritën e prozhektorëve u zhvilluan dy duele, me Dinamon që humbi 0-1 në "shtëpi" me Vllazninë, ndërsa Tirana dhe Laçi barazuan 1-1 në "Elbasan Arena".

Në Durrës, Vllaznia e Qatip Osmanit ia doli të fitonte me vendasit e Dinamos. Duhej supergoli i Rejan Alivodës në minutën e 28-të që ndeshja të fliste për shkodranët, teksa Dinamo e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Rustem Hoxhës. Tanimë Vllaznia me 43 pikë merr vendin e dytë në klasifikim, duke vijuar formën e mirë me Qatip Osmanin në stol.

Në "Elbasan Arena", Tirana dhe Laçi barazuan 1-1. Trajneri i bardhebluve Erbim Fagu debutoi me një tjetër barazim edhe në Superligë, duke vuajtur organikën e pakët në stol. Ndeshja nisi "malore" për Laçin, që pa Paulo Junior të dilte me karton të kuq pas 19 minutash lojë. Sfida u zhbllokua nga Regi Lushkja në minutën e 54, para se Myrta të barazonte në të 79 minutë. Vetëm dy minuta në fushë iu deshën të riut për të vendosur ekuilibrat.

Tanimë java e 26-të e Superligës zhvillohet të enjte dhe të premte, me "Klasiken" Vllaznia - Tirana që luhet në "Loro Boriçi".

JAVA 26

Laçi-Skënderbeu                 01.03.2024          13:30

Egnatia-Dinamo                  01.03.2024          13:30

Partizani-Kukësi                  01.03.2024          17:00

Vllaznia-Tirana                    02.03.2024          17:00

Teuta-Erzeni                        02.03.2024          17:00

Renditja:

Ora 10:24
Superliga e shtegtimeve, tre klubet emblematike nuk mbledhin as 200 tifozë në dy stadiume


Tirana, Vllaznia dhe Dinamo ishin dje në fushë për raundin e 25-të në Superligë. Në stadiumin "Elbasan Arena" Tirana barazoi 1-1 me Laçin, ndërsa në "Niko Dovana" të Durrësit "vendasit" e Dinamos humbën 0-1 me Vllaznisë.

Ajo që binte në sy në këto dy duele ishte qetësia në shkallët e stadiumit, me klubet që në total nuk kishin mbledhur as 200 tifozë. Veç ndeshjeve që u luajtën në fusha asnjëanëse, edhe formula e garës me "Final Four" bën që interesi i tifozëve të jetë i ultë.

Dinamo këtë sezon ka përdorur si "shtëpi" stadiumin "Niko Dovana" në Durrës, teksa Tirana këtë javë u detyrua të shtegtonte pasi "Air Albania" ishte i zënë dhe "Selman Stërmasi" në gjende jo optimale.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?