Mirel Josa, trajneri i Vllaznisë sot para mediave

Vllaznia dënon Latifin, Mirel Josa e konfirmon: Mungon me Partizanin, kemi nevojë për pikë

10 Mars 2023, 10:59| Përditesimi: 10 Mars 2023, 11:01

  • Share

Vllaznia dhe Partizani luajnë nesër në 17:00 në "Loro Boriçi" për javën e 25-të në Superligën shqiptare të futbollit. Përpara mediave, trajneri i vendasve, Mirel Josa ka konfirmuar mungesën e Liridon Latifit dhe gjobën financiare që klubi i ka vendosur fantazistit. Trajneri i sheh të domosdoshme pikët në garën për Europën. Vllaznia me 36 pikë qëndron në vendin e katërt, teksa Partizani me 40 pikë ndan kreun e renditjes me Tiranën.

"Ne jemi sërish në luftë për titull. Kemi edhe një ndeshje Kupe që ka qëlluar sërish me Partizanin dhe do i bëjmë llogaritë pas duelit të nesërm. Ju kam thënë lojtarëve që nuk duhet të bëjmë llogari në këto duele, të shohim vetëm ndeshjen e radhës. Futbolli nuk është statistikë, është gjendja aktuale e skuadrave", tha trajneri fillimisht.

Më pas Josa u ndal edhe te forma e ekipit dhe nervozizimin e disa futbollistëve sa i takon ndërrimeve, me trajnerin që ka treguar se gjithçka është zgjidhur.

"Jam munduar të mbaj një klimë të mirë te lojtarët. Pjesa dërrmues e lojtarëve na kanë treguar këtë frymë. Më shumë rëndësi ka skuadra se individi. Me Balaj jam sqaruar, me raportin që kam me të dhe me të gjithë. Përpara skuadrës nuk vendos individin. Aralicën nuk e konsideroj pjesë të skuadrës sepse është i dëmtuar. Lojtarët duhet të bëjnë atë që them unë, derisa të jem unë pjesë e ekipit", tha Josa

Më pas trajneri kryeqytetas tregoi se Liridon Latifi ka marrë një dënim me masë financiare nga klubi, kjo mesa duket për shkak të disiplinës.

"Latifi? Klubi ka marrë masa financiare dhe në mënyrën e aktivizimit të tij në ekip. nesër nuk do jetë. Nuk kemi presion si ekip. Nesër ndeshja me Partizanin është përcaktuese, kemi nevojë të madhe për pikë", tha Josa mes të tjerash.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?