Foto nga Samiti i Diasporës, Tiranë

Vlerësime e kritika për Samitin III të Diasporës

24 Nëntor 2023, 11:21| Përditesimi: 24 Nëntor 2023, 11:22

  • Share

Samiti është kthyer padyshim një traditë mjaft e rëndësishme, sepse ka një simbolikë dhe një motivim të rëndësishëm që nxit shumë shqiptarë që jetojnë jashtë të kthehen në Shqipëri, të takohen e të njihen me njëri-tjetrin, të kenë mundësi të kenë kontakte me institucionet!

Po ashtu Samiti i Diasporës është bërë një simbolikë për të bashkuar të paktën në një ditë të vetme faktorin politik shqiptar në Ballkan, duke lënë për pak çaste ndasit . Kështu ndodhi edhe në këtë Samit III ku të gjithë liderat shqiptarë që janë në pushteti në Ballkan u takuan, mbajtën fjalimet e tyre duke vlerësuar kontributin e Diasporës. Sigurishtë në këtë histori në pozicionin më komod ishte Presidentja e Kosovës e cila ka krijuar tashmë një traditë të mirë e të shëndoshë demokratike duke tejkaluara pa problem barrierën e votës së emigrantëve që votojnë tashmë në vendet ku jetojnë!

Normal një eksperiencë duhet të jetë një proçes që falë eksperiencës duhet të jetë në përmisim të vazhdueshëm, por kjo nuk po ndodh me traditën e Samitit të Diasporës! Nga një projekt i mirëfilltë i politikave shtetërore në shërbim të shqiptarëve që jetojnë jashtë po kthehet vetëm në një mundësi shumë të mirë që pushteti të bëj propagandë! Një zhgënjim këtë herë sipas meje ishin panelet e ndryshme që ishin organizuara! Seleksionimi duhet të ishtë bërë mbi bazën e CV dhe kritereve dhe jo përmes garës që kush ulët në vendin e parë! Për shëmbull në panelin e Politikës të  Jashtme pashë njerëz që s'kanë lidhje me këtë dhe kanë një arsimim nën nivelin inferior! Në fakt panelet duhet të ishin një forum serioz për të diskutuar palët, por në fakt përfaqësuesit e Diasporës, që ishin me pakicë e me shumicë ishin përfaqësuesit e administratës të ministrisë që e organizonte dhe e drejtonte!

Gjithashtu ato pak përfaqësues të Diasporës ishin përballë panelit të pushtetit e mund të dëgjonin fjalimet e këtyre të fundit pa pasur mundësi serioz për të shpalosur ide, projekte, ngritur shqetësime! Pra, dukej sikur emigrantët kishin bërë qindra apo mijëra klm për të dëgjuar të arritjet e Qeverisë.

Një zhgënjim tjetër mjaft i rëndësishëm për shqiptarët që jetojnë jashtë ishte fakti se Qeveria shqiptare, ose Partia Socialistë si partia më e madhe në vend nuk doli me asnjë qëndrim në lidhje me të drejtën e votës në votimet e përgjithshme të 2025! Ajo që vëzhgohet në këto takime është niveli shumë i ulët i administratës publike që punojnë nëpër institucione shqiptarë që nuk pasqyrojnë as gjysmën e nivelit e shqiptarëve që jetojnë jashtë për t'i mos krahasuar me ata që janë shkolluara jashtë!

Gjithashtu, në shumë raste deri në neveri është servilizmin ose gara për servilizëm të shqiptarëve që jetojnë jashtë përballë pushtetit! Megjithatë, kjo është një sëmundje e vjetër e shoqërisë tonë! Shpresoj që Samiti i tjetër të jetë ndryshe nga ku që ishte sot!

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?