Vlerat më të rralla që dëshiroj të na ketë lënë Anida

13 Janar 2017, 13:52| Përditesimi: 23 Janar 2017, 14:00

  • Share
U shua Anida Take, zëri i ëmbël i muzikës shqiptare. Na la këngët e saj, historinë e tyre, por një gjë tjetër më të vlefshme e të bukur uroj nga zemra që për ne, shqiptaret e 2017, të na ketë lënë si më të çmuarën: Mirësjelljen, buzëqeshjen, lehtësinë dhe elegancën e lëvizjeve që për të qenë karakteristikë e vazhdueshme, pavarësisht moshës, fizikut. E dëshiroj me gjithë zemër.
 
E them këtë, pasi prej shumë vitesh më duket sikur lëviz mes një stili tjetër vajze shqiptare: Atë të të fortës, mistreces, arrogantes, zhurmëmadhes në lëvizje, kërcitje takash apo dhëmbësh. Të një gruaje apo vajze që nuk di të përshëndesë, të thotë mirëdita, mirëupafshim apo të tjera kortezi që mund ta bëjnë më shumë flutur sesa elefant në shoqëri. Eshtë pak paradoksale të pretendosh mirësjellje në një mjedis kaq maskilist dhe të vrazhdë sa është ky i yni, por mendoj fort se nuk është vrazhdësia femërore kundërpërgjigja.
 
Aq e rrallë është bërë mirësjellja mes vajzave, sidomos edhe mes më të rejave, saqë kur takojmë ndonjë të tillë habitemi e na duket sikur jemi projektuar në kohë të tjera. Kur them mirësjellje, nuk flas për nënshtrim, shkelje me këmbë, përkundrazi: kundërshtim me vendosmëri, dije e logjikë ndaj çdo gjëje e veprimi që logjikë nuk ka.
 
Në mëndjen time artistja Anida Take qëndron e lehtë, melodioze,e buzëqeshur e plot dritë, uroj të jetë kështu në mendjet e zemrat e ne të gjithave.
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?