Vlera e paçmuar e një koleksioni, Shpëtim Sala prezanton objektet e rralla që ‘rrëfejnë’ histori: Duket si droga, por koleksionimi është varësi pozitive

6 Dhjetor 2023, 21:00| Përditesimi: 6 Dhjetor 2023, 21:08

  • Share

“Çfarë është letër, ne e koleksionojmë”.

Kështu e nis rrëfimin e tij për emisionin “Një nga ne” në Report Tv, Shpëtim Sala, koleksionist i njohur në kryeqytet.

Lidhur me këtë pasion, ai shprehet se është një varësi pozitive dhe do t’ia këshillonte dhe të tjerëve të koleksiononin diçka.

Shtëpia e tij i ngjason një muzeu ku gjenden objekte që kanë rëndësi të veçantë dhe histori në vetvete. Ato i përkasin periudhave të ndryshme të jetës në Shqipëri.

Përtej pasionit ka dhe rutinën e tij. Dita nis me bërjen e pazarit dhe përfundon me miqtë në mbrëmje me një lojë shah.

Për t'u njohur më shumë me historinë dhe koleksionin që ka siguruar shikoni videon e emisionit të plotë.

“Një nga ne” transmetohet çdo të mërkurë, ora 20:00 në ekranin e Report Tv.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?