VKM/ Shkrihet Agjencia Kombëtare e Diasporës, buxhetit të shtetit i ulen 71 milionë lekë kosto

24 Mars 2023, 17:41| Përditesimi: 24 Mars 2023, 22:47

  • Share

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme shfuqizimin e Agjencinë Kombëtare të Diasporës. Kompetencat e këtij institucioni do t’i kalojnë Ministrisë së Jashtme, por Agjencia Kombëtare e Diasporës do të vijojë të ekzistojë deri në krijimin e strukturës pranë ministrisë.

Shkrirja e Agjencisë Kombëtare te Diasporës është propozuar nga Ministria e Jashtme në dhjetor të vitit 2022. Sipas MEPJ, krijimi i Agjencisë Kombëtare të Diasporës ishte e nevojshme në kushtet kur ministri përgjegjës për diasporën ishte ministër pa portofol. Por me riintegrimin e çështjeve të diasporës në Ministri është parë e arsyeshme shkrirja e Agjencisë Kombëtare të Diasporës Ministria e Jashtme i ka të gjithë mekanizmat për të kryer detyrimet dhe objektivat e saj.

Mbyllja e Agjencisë Kombëtare të Diasporës do të zvogëlojë kostot e buxhetit me 71 milionë lekë.

Vendimi

Ligji nr.115/2017 “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës”, të ndryshuar, si dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij, shfuqizohen.

Dispozita kalimtare dhe të fundit

1. Funksionet, kompetencat, përgjegjësitë dhe detyrat e përcaktuara për Agjencinë Kombëtare të Diasporës do të vijojnë të kryhen nga kjo agjenci deri në krijimin/organizimin e institucionit/strukturës përkatëse përgjegjëse për to.

2. Nëpunësit civilë aktualë dhe punonjësit aktualë, marrëdhëniet e punës të të cilëve rregullohen në bazë të dispozitave të Kodit të Punës, të Agjencisë Kombëtare të Diasporës, të trajtohen përkatësisht sipas dispozitave të legjislacionit për nëpunësin civil dhe Kodit të Punës, në rastin e mbylljes dhe ristrukturimit të institucionit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?