VKM/ Ngrihet agjencia e ‘Start Up Albania’, mbështet të rinjtë! Në fokus sipërmarrësit e IT, i paguajnë shtetit vetëm pagë minimale pavarësisht rrogës

26 Korrik 2023, 13:00| Përditesimi: 26 Korrik 2023, 14:56

  • Share

Këshilli i Ministrave miratoi ngritjen e Agjencisë “Start Up Albania”, që ka për qëllimi mbështetjen e sipërmarrësve të rinj. Fokusi kryesor i saj do të jetë tek ata të rinj që kanë pjesë të punës së tyre teknologjinë e informacionit.

Ministrja Bilali gjithashtu bëri me dije edhe një lajm të mirë për punonjësit e IT. Të gjithë të punësuarit në fushën e IT-së do të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore në nivelin e pagës minimale mujore.

 “Miratuam sot në mbledhjen e këshillit të Ministrave, ngritjen e agjencisë start Up Albania.  Ky është një lajm i mirë jo vetëm për ekosistemin e start-upeve por edhe për çdo të ri apo të re që që dëshiron t’i futet sipërmarrjes të shkojë përtej kufijve, gjithmonë duke përdorur teknologjinë e informacionit.

Ky lajm vjen në vazhdën e disa vendimeve që qeveria ka marrë . I pari me ndryshimin e ligjit për mbështetjen e startup-eve. Përjashtim nga taksa, efektet i këtij ndryshimi jemi duke i parë dita ditës. Ndryshimi i dytë ishte vendimi për parqet teknologjike. Një punonjës IT mund të paguaj vetëm kontributet për pagën minimale, nëse punëmarrësi është dakord. Kuadri plotësohet me vendimin që kaluam dot, duke i dhënë një institucion të dedikuar këtij target-grupi. Dy janë në thelb ndryshimet, mbështetja, vlerësimi dhe suporti financiar që do të kalojë te agjencia Start Up Albania. Asistenca do jepet në kohë reale, jo vetëm One Stop Shop, por edhe informacion të lidhura me institucione të tjera”-tha ministrja Bilali.

Qëllimi i këtij projektligji konsiston në mbajtjen e një shifre të caktuar të detyrimit nga punonjësit e IT-së për sigurimet shoqërore pavarësisht ndryshimeve në pagën bruto. Pra, punonjësit e tekonologjisë dhe Informacionit do mund të kenë një lehtësi sa i takon detyrimeve shoqërore me detyrimin e vetëm, me pagë minimale, pra 40 mijë lekë.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?