Ibrahimaj: Javën e ardhshme shpërndahet shtesa e pagës për prillin dhe majin! Miratohet marrëveshja për njohjen e pensioneve me Malin e Zi

16 Qershor 2023, 15:52| Përditesimi: 16 Qershor 2023, 23:00

  • Share

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme një marrëveshje me Malin e Zi për njohjen e pensioneve. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj në daljen për mediat tha se nga kjo marrëveshje përfitojnë 560 qytetarë shqiptarë që aktualisht jetojnë dhe punojnë në Malin e Zi. Përmes kësaj marrëveshje, qytetarëve shqiptarë, por edhe atyre malazezë që jetojnë në vendin tonë, do iu njihen pensionet.

“Marrëveshje me Malin e Zi sa i përket sigurimeve shoqërore, parashikon njohjen e viteve të punës për sigurimet shoqërore, përfitojnë një numër individësh qoftë shqiptarë, qoftë mali i zi. Sipas EUROSTAT, 560 shqiptare që jetojnë dhe punojnë në Mal të Zi, të cilëve në të ardhmen do i njihen vitet e pensioneve të pleqërisë, përfitimet për sëmundje të posaçme, dëmet e shkaktuara gjatë punës, por edhe përfitimet e papunësisë. Janë rreth 35 qytetarë malazez që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri”, tha ministrja.

Po ashtu, ministrja shpjegoi se javën e ardhshme të gjithë institucionet do të paguajnë shtesat e pagës për punonjësit për muajin prill dhe maj. Ndërkohë, nga muaji tjetër do të marrin pagat e rritura sipas vendimit të Këshillit të Ministrave.

Kemi diskutuar për çështjen e zbardhjes së VKM për pagat dhe udhëzimit. Janë gati dhe nga java  e ardhshme të gjitha institucionet do vazhdojnë të paguajnë shtesat për pagat sa i përket muajit maj dhe prill. Do jepet shtesa mbi pagë për muajin prill dhe maj, ndërkohë që nga muaji i ardhshëm do paguhen pagat e plota të reja siç janë të pasqyruara në VKM.

Një projektligj i ri u miratua edhe për Bujqësinë. Frida Krifca tha se sot Këshilli i Ministrave miratoi një akt që ka të bëjë me strategjinë kombëtare të sigurisë ushqimore. Krifca tha se kjo politikë do të jetë nga viti 2023-2027 dhe është tërësisht e përafruar me BE-në.

VKM për marrëveshjen me Malin e ZI

Ora 15:42
Vendimet e qeverisë, Krifca: Miratuam strategjinë kombëtare të sigurisë ushqimore, tërësisht i përafruar me BE-në

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca tha se sot Këshilli i Ministrave miratoi një akt që ka të bëjë me strategjinë kombëtare të sigurisë ushqimore. Krifca tha se kjo politikë do të jetë nga viti 2023-2027 dhe është tërësisht i përafruar me BE-në.

“Bujqësia ka miratuar një akt që ka të bëjë me strategjinë kombëtare të sigurisë ushqimore, Është hera e parë që e miratojmë, tërësisht i përafruar me BE. E konsiderojmë këtë dokument tejet të rëndësishëm. Ka të bëjë me sigurinë ushqimore nga 2023-2027. Ne nisim këtë vit procesin screening. Kjo ndahet në 3 pjesë, rregullatorë, aspekti i agro përpunuesve, agro industrisë për ushqime të sigurta dhe konsumatori i cili përmes vetëdijes, krijon një sensibilitet të lartë për evidentimin e problematikave në tregje.”- tha Krifca. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?