Vjosa, Park Kombëtar, zhvillohet dëgjesë publike në Gjirokastër! Koordinatorja: Qeveria vendos në shkurt 2023

30 Nëntor 2022, 16:57| Përditesimi: 30 Nëntor 2022, 17:02

  • Share

GJIROKASTËR- Dëgjesa publike mbi shpalljen e Vjosës “Park kombetar” u prit me interes në Gjirokastër, ku specialistët folën për kufinjtë e parkut, shtratin e lumit dhe burimet. Drafti final për statusin e parkut dorëzohet në dhjetor dhe brenda Shkurtit të vitit 2023, qeveria pritet ta shpallë Vjosën park kombëtar.

“Jemi në fazën e parë të procesit për shpalljen e Vjosës bashkë me tre degë të saj Drinon Bëncën dhe Shushicën, Park Kombëtar. Në fazën e dytë synohet shpallja e plotë e Vjosës Park Kombëtar, duke përfshirë dhe degët e tjera të saj me derdhje të lirë. Pra është një proces pune ndërtuar me faza. Faza e parë përfundon në dhjetor dhe synohet që pas konsultmit publik, në muajin shkurt pritet mbledhja e Qeverisë që miraton fazën e parë të parkut. Ndërsa deri në fund të vitit 2023 shpresojmë që Vjosa të shpallet plotësisht Park Kombëtar”, u shpreh Adelina Greca, Drejtoreshë e Agjencisë së Planifikimit të Territorit si dhe koordinatore e projektit.

Prej dy muajsh një ekip me 30 ekspertë vendas e të huaj po punojnë për përgatitjen e dosjes teknike për shpalljen e lumit Vjosa Park Kombëtar. Parashikohet që deri në fund të këtij viti të përfundohet puna e dokumentimit të hartës paraprake të parkut për të vijuar me procesin e shpalljes së Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?