Presidentja Vjosa Osmani shpërndan parlamentin! Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë më 14 shkurt

6 Janar 2021, 21:53| Përditesimi: 7 Janar 2021, 18:12

  • Share

KOSOVË- Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpërndarë ditën e sotme parlamentin dhe ka caktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme më 14 shkurt.

"Duke u bazuar në përgjegjësitë kushtetuese dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese Nr. KO-95/20, si dhe pas diskutimit me partitë parlamentare dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, u.d. Presidentja, dr.Vjosa Osmani, ka marrë vendim të shpallë zgjedhjet dhe të caktojë 14 shkurtin 2021 datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme. Më këtë vendim KQZ-ja është udhëzuar t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës. U.d. Presidentja po ashtu ka nxjerrë Dekret për shpërndarjen e Legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës", njofton presidenca e Kosovës.

 

Ky vendin vjen pasi Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Albin Kurtit, duke e shpallur të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi për formimin e qeverisë Hoti me argumentin se s’kishte pasur legjitimitet në momentin kur kishte votuar, meqë ishte dënuar nga Gjykata me vendim të prerë.

Vendimi i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Parlamentit dhe caktimin e datës së zgjedhjeve

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • obobo: 07/01/2021 18:46

    ke te maresh e ke te lesh?kjo injorantia presidente??????? e te mendosh qe hiqet sikur me qene biden i amerikes e kakaris si pula kur ben vezen....o Zot mos.jemi te pa shprese qe te gjejme pak respekt ne bote fal ketyre injoranteve me patente

    Përgjigju
  • Kosova: 07/01/2021 18:11

    Ik bej shurren moj llafazane,do behesh lidere ti, erdhi surrati jot ne Shqiperi te percash shqiptaret me salen,meta mutin etj. Ky i gjen kosova keto lloj mostrash alla albin,berishe e metaj.

    Përgjigju
  • Peha: 07/01/2021 16:38

    Suxhuk Kosove = Vjosa Osmani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?