Vjosa Osmani dhe Erdogan

Kosova & Rajoni

Vjosa Osmani pritet nga presidenti Erdogan: Të thellojmë bashkëpunimin mes Kosovës dhe Turqisë

18 Qershor 2021, 22:10| Përditesimi: 18 Qershor 2021, 22:13

  • Share

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në takim nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan me të cilin ka biseduar për thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Turqisë.

Përmes një postimi në 'Facebook', Osmani shkruan se se e ka falënderuar presidentin turk për përkrahjen e jashtëzakonshme që Turqia i ka dhënë Kosovës.

"Në një takim shumë përmbajtësor me Presidentin Erdogan, biseduam për raportet e shkëlqyeshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha. E falenderova për përkrahjen e jashtëzakonshme që Turqia i ka dhënë Kosovës si dhe për mikpritjen dhe organizimin në SEECP dhe Antalya Diplomatic Forum", shkruan Osmani.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?