Kultura

'Vjeshta n’Shkodër' pret me këngë artizanë e bujq

27 Tetor 2021, 15:15| Përditesimi: 27 Tetor 2021, 15:40

  • Share

Pedonalja e Shkodrës u shndërrua në një ekspoze të produkteve artizanale, bujqësore dhe tradicionale në zejtari.

Kthyer në një traditë të bukur të përvitshme në trashëgiminë e kulturës së artizanatit duket si një sfidë për të mbajtur gjallë produktet vendase.  .

Jetmira Kajoshi me bimë medicinale të Malësisë së Madhe arrin të krijojë produkte kozmetike.

 'Ne merremi me prodhimin e sapunit natyral, me vajra dhe bimë, kryesisht me bimë medicinale të Malësisë së Madhe Ne ishim ndër të parët që vlerën e këtyre bimëve e shndërruam në këtë produkt kozmetik'.- tha Jetmira Kajoshi artizane.

'Unë e kam pasion këtë punë, qysh fëmijë më ka mësuar nëna e vogël dhe vazhdoj edhe tani. Çantat i kam bere tani, e kam pasion kohën e lirë e kaloj duke bërë këto'.- u shpreh Vera Babani, artizane.

Edhe pse e kanë të trashëguar nga familja këtë kulturë, nuk mungojnë edhe vështirësitë e fermerëve që përmes prodhimeve bio nxjerrin jetesën

'Vështirësitë janë të mëdha për prodhimin, pasi unë vij dhe nga një zonë e përmbytur. Është shumë e vështirë për me arrit në një cilësi të tillë. Për zonat urbane dhe ekstraurbane duhet me pat një vëmendje nga shteti se nuk kemi garanci për të ardhmen'.- tha fermeri Florian Shabani.

Organizime të tilla në Shkodër kanë të tërhequr vëmendjen e turistëve vendas e të huaj. Ato mbajnë gjallë vlerat e trashëgimisë kulturore të kryeqendrës së veriut.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?