Vjena do të dëbojë diplomatin rus...Akuzohet për spiunazh ekonomik

24 Gusht 2020, 16:57| Përditesimi: 24 Gusht 2020, 17:01

  • Share

Ministria e Jashtme e Austrisë ka njoftuar sot se do të dëbojë nga vendi një diplomat rus, i cili sipas mediave, ka qenë i përfshirë prej disa vitesh në spiunazhin ekonomik.

“Ne mund të konfirmojmë se diplomati rus do të dëbohet”, tha ministria në një deklaratë për agjencinë AFP, duke shtuar se “sjellja e tij kishte shkelur marrëdhëniet diplomatike”, por pa dhënë detaje të tjera.

Sipas mediave austriake, diplomatit i është dhënë një afat deri më 1 shtator për tu larguar nga territori austriak.

Gjithashtu tabloidi ‘Kronen Zeitung’ tha se diplomati rus, i ndihmuar nga një qytetar ausitriak, për vite me rradhë kishte siguruar informacione për një ndërmarrje të teknologjisë së lartë.

Nga ana tjetër Ambasada e Rusisë në Vjenë përmes një note proteste dënoi urdhërin e Ministrisë së Jashtme

“Jemi të indinjuar nga vendimi i pabazuar i autoriteteve austriake, i cili është i dëmshëm për marrëdhëniet konstruktive mes dy vendeve”, - tha ambasada ruse.

Vitet e fundit Austria ka patur lidhje të ngushta me Rusinë. Në vitin 2018, Vjena zyrtare deklaroi se nuk do të mbështes vendimin e një numër vendesh të tjera të Bashkimit Europian të cilët u deklaruan për dëbimin e diplomatëve rusë për shkak të helmimit të një ish-spiuni rus në Britani, duke theksuar pozicionin e saj neutral.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?