Luigi Di Maio mbërrin në Tiranë

Di Maio takime me krerët e lartë të vendit! Meta: Mirënjohje për mbështetjen! Hajdari: Ramë dakord se Shqipëria duhet të punojë për të zgjidhur korrupsionin

20 Nëntor 2020, 10:38| Përditesimi: 20 Nëntor 2020, 18:24

  • Share

Ministri i Punëve të Jashtëm i Italisë Luigi Di Maio, ka mbërritur sot në Tiranë në një vizitë zyrtare, ku ka zhvilluar takime me presidentin Ilir Meta, kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe deputeten e opozitës parlamentare Rudina Hajdari.

Kryediplomati italian mori pjesë edhe  në një tryezë të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, për luftën kundër korrupsionit dhe reformën në drejtësi.

 “Sapo mbërriti në Shqipëri për një vizitë institucionale Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Luigi Di Maio. Në program takime me autoritetet shqiptare dhe një tryezë e rrumbullakët me Ministren shqiptare të Drejtësisë, Etilda Gjonaj, me temë ‘Lufta kundër korrupsionit dhe reforma në drejtësi si një shtysë për rritjen ekonomike të Shqipërisë’”, bën të ditur ambasada italiane në Tiranë.

Ora 16:28
Meta takim me ministrin e jashtëm Italian: Mirënjohje për mbështetjen gjatë tërmetit, pandemisë dhe proceset integruese të Shqipërisë

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar rolin e Italisë në proceset integruese të Shqipërisë, ndërsa theksoi se Shqipëria duhet të përmbushë kushtet për hapjen e negociatave, funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Këto deklarata Meta i bëri gjatë takimit me ministrin e jashtëm italian, Luigi Di Maio, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë.

“Ne vlerësojmë rolin proaktiv të Italisë në mbështetjen e perspektivës europiane të Shqipërisë dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm për të përmirësuar integrimin e vendit tonë dhe Ballkanit Perëndimor në tërësi në Bashkimin Europian”, - nënvizoi Presidenti Meta, duke shtuar se “Shqipëria ka përpara saj përmbushje të domosdoshme të kushteve të funksionimit të shtetit demokratik: zgjedhje të lira dhe të ndershme, funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë, liria e medias, etj.”

Gjatë takimit, presidenti meta vlerësoi edhe ndihmën e dhënë nga Italia gjatë tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019 dhe për pandeminë e COVID-19.

 "Mirënjohje e thellë për ndihmën e menjëhershme të dhënë nga Italia në operacionet e kërkim shpëtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe kontributin për përballimin e pasojave veçanërisht për rindërtimin e zonave të prekura dhe rehabilitimin e tyre. Falenderim edhe për dërgimin në Shqipëri të specialistëve italianë në përballimin e situatës së COVID-19", është shprehur Meta.

Kreu i Shtetit duke vlerësuar faktin se Italia mbetet një nga partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë, kërkoi një prani më të madhe të investitorëve seriozë italianë në sektorë strategjikë të ekonomisë shqiptare.

“Urë e fuqishme bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona, - tha Presidenti Meta, “janë edhe komuniteti arbëresh dhe emigracioni shqiptar në Itali. Ndaj inkurajoj rritjen bashkërisht të përpjekjeve për mbajtjen gjallë të gjuhës, kulturës e traditave të pasura shqiptare në vendin fqinj", tha Meta.

Ora 16:07
Rudina Hajdari takon Di Maion, zbardh temat e rëndësishme që diskutuan: Ramë dakord se Shqipëria duhet të punojë për të zgjidhur korrupsionin

Deputetja Rudina Hajdari, ditën e sotme ka takuar ministrin e Jashtëm të Italisë Luigi Di Maion, me të cilit ka diskutuar për disa tema të rëndësishme.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Hajdari, teksa ka zbardhur temat që kanë diskutuar, bën me dije se ka rënë dakord me Di Maion që Shqipëria duhet të punojë shumë për të zgjidhur problemin e korrupsionit i cili është një nga gangrenat e shoqërisë tonë.

Ndërkaq ka cekur dhe disa tema të tjera, të cilat janë që administrata shtetërore të mos vazhdojë të jetë strehë për militantët, si dhe që të ndryshojë perceptimi që klasa politike të mos vazhdojë të perceptohet si një grupim njerëzish që pasurohen në kurriz të burimeve të vendit.

"Me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio, sot ramë dakord se Shqipëria duhet të punojë shumë për të zgjidhur problemin e korrupsionit i cili është një nga gangrenat e shoqërisë tonë. Administrata shtetërore nuk mund të vazhdojë të jetë strehë për militantët të cilët postin e shohin si shpërblim për votat e mbledhura, por duhet të jetë strehë për njerëzit e aftë dhe me integritet që duan ti shërbejnë vendit.

Klasa politike nuk mund të vazhdojë të perceptohet si një grupim njerëzish që pasurohen në kurriz të burimeve të vendit, por duhet të kthehet në një skuadër që debaton e shpie përpara ide që begatojnë shoqërinë. Ramë dakord me zotin Di Maio që të shkëmbejmë gjithashtu eksperiencat tona si grupim me Lëvizjen "5 Yje" në Itali", tha ai.

Më herët ministri italian ka mbajtur dhe një konferencë me kryeministrin Edi Rama për të nënshkruar marrëveshjen e cila do i hapë rrugë krijimit të një komisioni ekonomik të përbashkët që sipas ministrit Italian do rrisë mundësitë e investimeve mes dy vendeve por dhe do e bëjë më të lehtë daljen e dy vendeve nga kriza ekonomike.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • life: 20/11/2020 19:22

    nje keshill kam per RUDINA HAJDARIN pse duhen ligje dhe ndihme italiane per korrupsionin.ithuaj ne shtepi FATMIRA HAJDARIT qe te dorezoj gjen pa djerse,dhe tema esht e zgjidhur,ndryshe me kujton termin:BEJ SI THEM UN POR MOS BEJ SI BEJ UNE.ju faleminderit.

    Përgjigju
  • meri: 20/11/2020 13:11

    Sikur te kishte edhe ne Shqiperi nji " DIAMANT" si DI MAIO :

    Përgjigju
  • Pompeo: 20/11/2020 12:24

    Benvenuto,Sig.Ministro!Viva l'amicizia tra L'Italia e l'Albania!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?