Gara e Çmimit të Madh të Kinës

Formula 1/ Vjen fitorja e 4 sezonale, Vertsappen ‘fluturon’ edhe në Kinë! Zhgënjejnë pilotët e Ferrarit

21 Prill, 13:04| Përditesimi: 21 Prill, 13:08

  • Share

Max Vertsappen, piloti holandez i Red Bull, rezultoi i pakapshëm edhe në Çmimin e Madh të Kinës këtë të dielë. Kampioni në fuqi preu i pari vijën e finishit, duke koleksionuar fitoren e katërt për këtë sezon të garat me makina.

Në vendin e dytë u rendit britaniku i MekLaren, Lando Norris, i cili bëri një paraqitje të mirë në pistë, ndërsa podiumin e plotësoi Sergio Perez, piloti tjetër i Red Bull. Vetëm vendi i katërt dhe i pestë për makinat Ferrari të LeClerc dhe Sainz, të cilët edhe këtë rezultat e arritën falë futjes në dy raste të makinës së sigurisë në pistë. Me suksesin e Kinës Vertsappen fillon të shkëputet ndjeshëm nga ndjekësit e tij, më i afërti Sergio Perez po i skuderisë së tij.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?