'Vjen erë e keqe nga apartamenti! Policia ndërhyn, banorët letër komisariatit: Na shpëtuat nga infeksioni

20 Gusht 2020, 21:49| Përditesimi: 20 Gusht 2020, 21:56

  • Share

TIRANE-Një grup banorësh të një pallati në zonën e 'Vasil Shantos' përmes një peticioni i kërkuan ndihmë komisariatit nr. 2 për të ndërhyrë në një apartament pasi përtej vinte erë e keqe dhe nga situata e krijuar nga papastërtia u kërcënohej jeta nga infeksioni.

Shefi i komisariatit nr. 2 ka ndërhyrë duke vendosur në lëvizje strukturat që kanë detyruar personat që banonin në apartament, që ta pastronin. Grupi i banorëve të pallatit që drejtuan peticionin pas zgjidhjes së problemit i kanë drejtuar një letër falenderimi komisariatit nr. 2 për reagimin.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?