Vjen avioni me energji diellore
fluturimi i parë? I'a del sukses

25 Prill 2016, 07:20| Përditesimi:

  • Share
Nuk ishte imagjinuar ndonjëherë që një aeroplan të fluturonte me energji diellore, por tashmë ky është një fakt.

Bëhet fjalë për “Solar Impulse 2’, që tashmë ka kryer me sukses fluturimin e tij të parë duke përdorur energjinë elektrike, ndonëse në fakt ky ka qenë një test që ëhstë bërë nga ekspertët e fushës.

Me fluturimin e tij të parë në hapësirë, avioni që përdor vetëm energjinë diellore u ul të shtunën në Kaliforni pas një fluturimi 3-ditor përmes Oqeanit Paqësor, ndërkohë që ky moment është konsideruar si një sukses i ekspertëve që e programuan dhe ndërtuan këtë avion ndryshe nga të tjerët që përdorin lëndë diegëse për fluturim.

Tashmë të gjithë kanë hyrë në histori, duke përfshirë programuesit, ndërtuesit e avionit, por edhe piloti që besoi dhe nuk nguroi që të bëhej piloti i këtij eksperimenti që rezultoi i suksesshëm.

Piloti Bertrand Piccard mbërriti në Luginën e Silikonit në jug të San Francisco rreth orës 11:45 të darkës, pas fluturimit të tij të parë pa naftë ka thënë se ky ishte një moment shumë emocionues.

Ishte një moment gjatë natës kur unë po shihja reflektimin e hënës në oqean dhe po mendoja: Jam krejtësisht vetëm në këtë kabinë të vogël dhe ndjehem tërësisht i sigurt. Jam shumë mirënjohës që jeta ma solli një eksperiencë të tillë, është ndoshta eksperienca më fantastike që kam përjetuar’, u shpreh piloti.

avioni me energji diellore

avioni me energji diellore

avioni me energji diellore
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?