Ilir Meta dhe Sh.T.Z. Takada Mitsuyuki

Vjen ambasadori i ri japonez në Shqipëri, Meta i pranon Letrat Kredeciale dhe i uron sukses në detyrën e re

24 Dhjetor 2020, 11:50| Përditesimi: 24 Dhjetor 2020, 11:55

  • Share

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka pranuar sot letrat Kredenciale të ambasadorit të ri japonez Sh.T.Z. Takada Mitsuyuki, dhe i ka uruar sukses në detyrën e tij të re.

Meta përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebook, i ka shprehur ambasadorit mbështetjen e tij gjatë detyrës së re.

Ai gjithashtu ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Japonisë për mbështetjen dhe ndihmën e teknike e financiare të dhënë ndër vite, veçanërisht në adresimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të kaluar dhe për përballimin e pandemisë.

 

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?