Foto ilustruese

Vjedhje, plagosje me thikë dhe sherr në Durrës! Arrestohen 6 persona, 1 në hetim dhe 1 në kërkim

21 Tetor 2023, 12:48| Përditesimi: 21 Tetor 2023, 12:51

  • Share

Një 37-vjeçar është arrestuar nga efektivë të Policisë Durrës, pasi u kap në tentativë për të vjedhur një makinë.

“Në pranga ka rënë B. R., 37 vjeç, banues në fshatin Sallmone, Shijak, pasi u kap gjatë tentativës për të vjedhur një automjet, në lagjen nr. 18, Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu një 17-vjeçar ka rënë në prangat e bluve të Durrësit, pasi plagosi me thikë një 20-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta. Ky i fundit është vënë nën hetim.

“Efektivë të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë një 17-vjeçar, banues në Fllakë, Durrës, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi hetimi në gjendje të lirë për  E. C., 20 vjeç, banues në Fllakë, Durrës, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, 17-vjeçari ka dëmtuar me mjet prerës, shtetasin E. C., i cili është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Ndërsa dy të rinj nga Kavaja kanë përfunduar në pranga, pasi kanë goditur njëri-tjetrin, me sende të forta.

“Specialistë të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasit K. B., 39 vjeç dhe A. B., 38 vjeç, të dy banues në Kavajë, pasi për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me sende të forta”, njofton policia.

Së fundmi, efektivë të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë dy të rinj dhe shpallën në kërkim një tjetër, pasi dyshohet se në bashkëpunim kanë vjedhur 2 bateri kamioni në një karburant.

“E. J., 20 vjeç dhe F. D., 19 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 14, Durrës, si dhe shpallën në kërkim shtetasin P. L., 19 vjeç,  banues në lagjen nr. 13, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur 2 bateri kamioni, në një karburant, në autostradën “Tiranë-Durrës”. Vijon puna për kapjen e shtetasit P. L”, informon policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?