Drejtoria e Policisë Qarku Lezhë

Kronikë

Vjedhje, dhunë dhe drejtim automjeti në gjendje të dehur, policia arreston 3 persona për vepra të ndryshme penale, njeri prej tyre ishte në kërkim

26 Korrik 2021, 10:17| Përditesimi: 26 Korrik 2021, 10:20

  • Share

Policia e Lezhës vijon punën për goditjen e paligjshmërisë dhe ka arrestuar 3 persona për vepra të ndryshme penale, njeri prej të cilëve ka qenë në kërkim.

Në pranga është vënë 44-vjeçari A.Gj, banues në Kurbin, i shpallur në kërkim, pasi kishte vjedhur disa vegla pune në një firmë ku ishte i punësuar.

Pasi ushtroi dhunë fizike ndaj vëllait të tij, 32-vjeçari R.R është arrestuar nga policia e Kurbinit.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor është arrestuar V. L., 47 vjeç, banues në Lezhë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip "Volksëagen" në gjendje të dehur, në masën 1.03 mg/l. 

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?