Vjedhje, dhunë dhe drogë, 8 të arrestuar në Tiranë dhe Dibër

26 Maj 2020, 13:52| Përditesimi: 26 Maj 2020, 13:57

  • Share

Tetë persona janë arrestuar në Tiranë dhe Dibër gjatë operacioneve të policisë për goditjen e paligjshmërisë  dhe aktivitetin kriminal në fushën e lëndëvë narkotike.

Në Tiranë u arrestua shtetasi J. H., 29 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 205.4 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

"Po ashtu u arrestua shtetasi me iniciale A. A., 25 vjeç, si edhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shkak të moshës, për shtetasin A. N., 17 vjeç, pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një sasi lekësh dhe sende personale në mjetin në pronësi të shtetasit R. Sh., si dhe disa artikuj ushqimorë në dyqanin ushqimor në pronësi të shtetasit I. B. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura", thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Po në Tiranë një 35-vjeçar me iniciale R.T u arrestua për vjedhje. Ndërsa një 27-vjeçar u arrestua pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij.

Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor janë arrestuar në flagrancë shtetasit K. Sh., 56 vjeç dhe E. H., 36 vjeç, pasi janë konstatuar duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Edhe në Dibër dy të rinj u arrestuan për vjedhje dhe për drejtim të mjetit pa patente.

Komento

Komente

  • Qorrat e Totove: 26/05/2020 14:19

    More ç’bëni keshtu? O njerëz ishin të tjera kohe ato, kush bëri bëri tani shteti tani po na shqepe bythet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?