Foto ilustruese

Kronikë

Vjedhje dhe dhunë në familje, tre të arrestuar në Durrës

18 Nëntor 2021, 16:31| Përditesimi: 18 Nëntor 2021, 16:35

  • Share

Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona të cilët akuzohen për vjedhje dhe dhunë në familje. Blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se 29-vjeçari me inicialet E.S., akuzohet për 5 vjedhje në total, ndërsa u prangos në flagrancë teksa po vidhte portën e një shkolle të dëmtuar nga tërmeti.

Nga veprimet hetimore të kryera, i riu dyshohet të jetë autor i 4 vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë. Më konkretisht:
Më datë 16.09.2021, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur disa vegla pune në një karburant;
Më datë 18.09.2021, në lagjen nr. 16, Durrës, dyshohet se ka vjedhur disa orendi shtëpiake në banesën e një shtetaseje;
Më datë 30.09.2021, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur disa materiale hekuri në një firmë; 
Më datë 11.11.2021, në lagjen nr. 16, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një telefon dhe një shumë parash në mjetin e një shtetasi.

Sakaq, Policia e Durrësit njofton se ka arrestuar 31-vjeçarin me inicialet R.M., pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu edhe 36-vjeçari me inicialet N.D., është arrestuar për dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?