Vjedhja e energjisë elektrike
Gjiknuri: Do fillojmë arrestimet

10 Tetor 2014, 14:41| Përditesimi:

  • Share
Nga Kukësi ku mori pjesë në një analizë të punës së OSHE-së, ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri deklaroi se sistemi energjetik shqiptar, duhet të kthehet në një sistem fitimprurës dhe jo një sektor me humbje të mëdha. 


Gjiknuri paralajmëroi fillimin e arrestimeve për të gjithë ata që vjedhin rrymën elektrike.

Sipas tij aktualisht 20% e energjisë elektrike vidhet dhe për këtë vepër penale do të ketë arrestime jo vetëm për vjedhësit, por edhe për punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë që janë të përfshirë në këtë proces. 

Ministri pohoi se shumë shpejt qeveria shqiptare do të vërë në zbatim një plan konkret investimesh prej afro 160 milion dollarësh në rrjetin energjetik.

Ndërkohë ai shtoi se do aplikohet një plan operacional për rritjen e mëtejshme të arkëtimit të faturave të energjisë.
 
 

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?