Vjedhja e BSH, Lukaj: Krim i rëndë
I gatshëm të jap ndihmën time

6 Tetor 2014, 18:40| Përditesimi:

  • Share
“Vjedhja që ndodhi në  Bankën e Shqipërisë është një krim i rëndë”. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, bankieri shqiptaro-amerikan Richard Lukaj tha se vjedhja që ndodhi vë në pikëpyetje institucionin e BSH-së.

“Kjo është e rëndë pasi kur fizikisht mund të merren të hollat e njerëzve apo të vendit tani është në pikëpyetje sigurimi më elementar. Nëse nuk rruhen marrja e parave fizike (cash), si mund të merren vesh vjedhjet që mund të bëhet nëpërmjet transaksioneve”, deklaroi Lukaj.
 
I pëytur nëse qeveria shqiptare është përpjekur ta kontaktoj për këtë situatë, për të dhënë ndihmën e tij,  ai tha se përveç fjalëve që lindin gjatë takimeve me politikanët shqiptarë nuk ka asgjë më tepër.

“Institucionet e kanë pasur vështirë t’i marrin përsimër temat që dalin pas bisedave me njerëz nga diaspora. Dera ime gjithmonë ka qënë e hapur për të gjithë. Në diasporë ka mjaft njerëz që janë të gatshëm për të ndihmuar. Sot për sot rrallë ka shembuj të tillë”, ka deklaruar bankieri shqiptaro-amerikan.
 
Lukaj, themelues i një banke të suksesshme në Stamford të shtetit Connecticut, kohët e fundit priti në shtëpinë e tij zëvendës presidentin e SHBA Joe Biden dhe është i njohur për veprimtaritë në shërbim të komunitetit.


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?