Kreu i PDIU, Shpetim Idrizi

Vizita e Ramës në Greqi, reagon PDIU: Bisedon i vetëm dhe nuk jep informacione

9 Janar 2021, 12:14| Përditesimi: 9 Janar 2021, 12:16

  • Share

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar pas vizitës së ditës së djeshme të Kryeministri Rama në Greqi. Në deklaratën e bërë nga PDIU thuhet se përkundër përpjekjes së mediave afër Kryeministrit Edi Rama për të krijuar idenë e një roli ndërmjetës të tij midis Greqisë dhe Turqisë, në sytë e shqiptarëve mbeten faktet kokëforta.

"Si për të treguar se nuk influencohet nga pritja protokollare dhe miqësia e Edi Ramës me Presidentin Erdogan, pala greke në të njëjtën ditë dorëzoi në Parlamentin e vet, ligjin për zgjerimin e detit territorial në Jon në 12 milje. Kreu i qeverisë shqiptare shkon në takime për të cilat jepet informacion zyrtar kryesisht nga pala greke, ndërkohë që Rama flet për ndjesitë e tij personale nga takimet", vijon deklarata.

Sipas PDIU "një arrogancë e tillë e kreut të qeverisë sonë; një megallomani servile nuk fsheh gjëra të mira. PDIU do të vijojë të denoncojë këtë prapakthehu të qeverisë sonë, të kreut të saj, këtë kthim shpine ndaj interesit tonë kombëtar pavarësisht se kjo po tentohet të kamuflohet me kinse një rol mesazhpërcjellësi të Ramës midis Turqisë dhe Greqisë".

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • asl: 09/01/2021 17:55

    Shpetim koka ben koka pëson,ti more zagar e preve ne bese Ramen kerkon dhe resto..ha ha.

    Përgjigju
  • Tiku: 09/01/2021 16:42

    Individ me anadollak dhe te peshtire se ky individ nuk gjen ne Republik.

    Përgjigju
  • Kacidhe: 09/01/2021 13:05

    Tym daulle nga Shpetimi hajduti doganave.

    Përgjigju
  • Ehu: 09/01/2021 12:46

    Po ka harruar te pyesi mesilen

    Përgjigju
  • zana: 09/01/2021 12:42

    Pyet Dulen Idrizi! Jeni ne koalicion bashke me PD! Mjerimi Shqiptar grekerit me Camet bashke?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?