Edi Rama dhe homologu i tij bavarez, Markus Söder

Vizita e kryeministrit bavarez në Shqipëri, Rama ndan fotot: Takimi hapi perspektiva të reja bashkëpunimi ekonomik e social

14 Shkurt 2023, 08:07| Përditesimi: 14 Shkurt 2023, 08:08

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa fotot nga vizita e djeshme e homologut të tij nga Bavaria Markus Söder. Përbri fotoalbumit, Rama shkruan se ky takim hapi perspektiva të reja bashkëpunimi ekonomik e social.

“MIRËMËNGJES

dhe me fotoalbumin e vizitës së djeshme të kryeministrit të Bavarisë, e cila hapi perspektiva të reja bashkëpunimi ekonomik e social, ju uroj një ditë të mbarë.”- shkroi Rama.

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Bavarisë,  Markus Söder mbajtën një konferencë për mediat pas takimit të tyre ku bënë me dije se janë firmosur një sërë marrëveshjesh mes dy vendeve të cilat do të ndihmojnë në zbatimin e projekteve konkrete në fusha të tilla si: energjia, infrastruktura, turizmi, tregtia, bujqësia, mjedisi dhe shëndetësia.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • shukri: 14/02/2023 13:51

    Te ishte Saliu do ti kishte bere armiq te gjithe ahahahah

    Përgjigju
  • Rei: 14/02/2023 13:36

    Fale marredhenieve te mira qe Edi mban me vendet e tjera ,realizohen dhe keto marreveshje

    Përgjigju
  • titi: 14/02/2023 13:35

    super nje sukses tjeter per vendin tone

    Përgjigju
  • Dea: 14/02/2023 11:07

    Keshtu zhvillonet vendi fal ketyre takimeve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?