Vizita e Blinken në Tiranë, Ngjela: Favor për Shqipërinë! Në fokus Reforma në Drejtësi, është në kryqëzim të rrezikshëm politik

10 Shkurt, 18:00| Përditesimi: 10 Shkurt, 20:01

  • Share

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken viziton Tiranën në një moment kyç të saj . Atëherë kur reforma në drejtësi dhe SPAK e cila mbështetet nga SHBA po godet korrupsionin në nivele të larta të politikës. Ish kryeministri Berisha e dhëndri i tij por dhe ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj po hetohen nga SPAK për korrupsion.

Në një lidhje ‘skype’ për Report Tv pasditen e sotme avokati Spartak Ngjela vizitën e njoftuar nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në Shqipëri më 14 shkurt 2024, e shikon tepër të rëndësishëm dhe në favor të Shqipërisë por i takon politikës shqiptare të marrë mesazhin e duhur.

Ngjela thotë se fokusi do të jetë edhe tek Reforma në Drejtësi, për të cilët amerikanët kanë investuar shumë dhe po e drejtojnë ata. 

"Blinken është ai që deklaroi që reformën në Drejtësi në Tiranë e drejtojmë ne (amerikanët). Reforma ka prekur korrupsionin. Për korrupsion kemi një ish-kryeministër. Kemi edhe një ish-zvkryeministër dhe 2 ministra të majtë.  Është doktrina e Bonapartit, duhet të fillonte majtas reforma se ata janë në pushtet. Çështja është të shikojmë sesi do avancojnë këto sepse kalojnë nga majtas djathtas. Kemi ish-kryeministrin djathtas në arrest shtëpie. Por kemi një ish-zv.kryeministër të akuzuar për korrupsion dhe 2 ministra të së majtës, e shihni se ka filluar një lloj balancimi? Kjo është doktrinë, do fillojë nga pushteti por do shkojë djathtas sepse do të kishte mangësi të moralitetit nëse fillonte ndryshe”- u shpreh Ngjela.

Sa i takon pretendimeve të Rithemelimit, mbi vizitën e Blinken, Ngjela tha se opozita është në dekadencë të mendimit politik.

“Opozita jonë është në dekadencë në kuptimin e mendimit politik. Nuk është hera e parë që flasin para kohe. Nuk mund të vijë sekretari i shtetit në një vend aleat dhe të mbajë fjalim kundër teje. Është pamundësi absolute në çdo lloj politike”- shtoi avokati.

Sipas Ngjelës Reforma në Drejtësia aktualisht është në një kryqëzim të rrezikshëm politik duke ngritur pikëpyetjet nëse do të vijojë të ecë në të njëjtën mënyrë me goditje në të 2 krahët apo do të bllokohet nga parlamenti.

Ora 18:23
Avokati, Ngjela: Vizita e Blinken në Tiranë, favor për shqiptarët! Jemi të domosdoshëm në konfliktin mes SHBA dhe sllavëve në Ballkan

Avokati Spartak Ngjela në një lidhje skype për Report Tv tha se vizita që pritet të mbajë sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në Tiranë më 14 shkurt, është favor për shqiptarët në Ballkan në konfliktin mes SHBA dhe sllavëve.

“Duhet të kemi disa favore në kuptimin politik duke menduar që jemi të domosdoshëm në konfliktin mes sllavëve dhe Uashingtonit. E përmendi edhe politika amerikane. Të gjitha këto japin një favor por sa do jetë e aftë politika shqiptare t’i shfrytëzojë këto, do ta shohim hap pas hapi”- tha Ngjela për Report Tv.

Mes të tjerash, avokati tha se vizita vjen në një moment kur ka edhe një ‘qejfmbetje’ të SHBA ndaj Kosovës për vendimin që heq nga qarkullimi dinarin serb.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, a forcohet pozita e Shqipërisë në rajon?