Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri Edi Rama

Politikë

Vizita e Angela Merkel në Tiranë, zbardhet axhenda: Takim ‘kokë më kokë’ mes kryeministrit Rama dhe kancelares gjermane

13 Shtator 2021, 11:49| Përditesimi: 13 Shtator 2021, 12:11

  • Share

TIRANË- Nesër do të mbërrijnë në Tiranë kancelarja gjermane Angela Merkel, ndërkohë që është zbardhur edhe agenda e vizitës në vend tonë.Kancelarja gjermane do të pritet me një ceremony në Pallatin e Brigadave, e më pas do të zhvillojë një bisidë ‘Tête-à-tête’, (kokë më kokë) me kryeministrin Edi Rama.

Më tej pritet që të ketë një takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave. Pastaj takimet do të zhvendosen në Tirana Business Park, ku në përfundim pritet që të ketë një konferencë mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel.

Programi i vizitës së Kacelares së Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel

Tirana, 14 Shtator 2021

10.20 - Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave

10.30 - Takim Tête-à-tête mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave

11.00 - Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave

11.50 - Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.

11.55 - Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park

12.00 - Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.

14.35 - Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park

Samiti i fundit i Berlinit është zhvilluar online në datën 5 korrik. Në këtë samit Kryeministri Edi Rama u tregua i ashpër dhe me kritika të drejtpërdrejta në lidhje me liderët e e BE, ku tha nacionalizmat e vendeve të tyre po vështirësojnë shumë rrugën e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Më 22 qershor 2021 Shqipëria u bllokua në hapjen e negociatave pikërisht për shkak të vetos që Bullgaria i ka bërë Maqedonisë së Veriut, pasi integrimi i dy vendeve në BE do të bëhet së bashku. Rama përmendi edhe diferencat që kanë vendet e BE me ato të Ballkanit për sa i përket fondeve që përfitojnë.

Çfarë është procesi i Berlinit?
Procesi i Berlinit është një nismë e kancelares gjermane, Angela Merkel, e krijuar në vitin 2014, i cili më pas u përshëndet dhe u mbështet edhe nga Parisi zyrtar. Procesi ka si synim përmirësimin e bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor për të mbështetur kështu procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë vendeve: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Bosnjë-Hercegovinë, Mali i Zi dhe Serbi.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?