Turistë në Kalanë e Rozafës në Shkodër

Viti nis mbarë, në 3 muaj në Shqipëri hyjnë 1 milionë vizitorë! Turistët kryesisht nga Europa, Amerika dhe Azia

25 Prill 2023, 22:03| Përditesimi: 25 Prill 2023, 22:31

  • Share

Ky vit ka nisur mbarë për turizmin në shqipëri. Sipas Institutit të Statistikave, në 3 muajt e parë të këtij viti, në vendin tonë kanë hyrë mbi 1 milion persona në territorin shqiptar.

Ky numër sipas INSTAT është rritur me 59,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ose reth 670 mijë më shumë.

Nga ana tjetër, numri i shtetasve shqiptarë që kanë dalë nga territori shqiptar gjatë tremujorit të parë 2023, është afro 1.4 milionë, ose 32,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sa i përket muajit mars rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është Evropa me rreth 370 mijë shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia.

Motivi i këtyre udhëtimeve ka të bëjë me qëllime personale, për turizëm si dhe për biznes.

 

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 25/04/2023 23:31

    C ne nga Artiku akoma asnje???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?