Viti i ri shkollor në kushte pandemia, Ministria e Arsimit: Po xhirojmë orët 'online' për çdo rast

27 Gusht 2020, 11:56| Përditesimi: 27 Gusht 2020, 11:58

  • Share

Ministria e Arsimit ka bërë një sqarim lidhur me nisjen e vitit të ri shkollor. Siç dihet janë disa versione se si ai do të zhvillohet për shkak të kushteve të diktuara nga koronavirusi, por për çdo rast, sipas Ministrisë së Arsimit, po xhirohen orët mësimore për t'u transmetuar në RTSH shkolla.

Kjo nëse do të duhet që mësimi të zhvillohet online dhe nuk do jetë e mundur që fëmijët të shkojnë në shkolla.

Më konkretisht ministrja Shahini është shprehur: “RTSH Shkolla vazhdon paralelisht, në rast se një pjesë e mësimit do të duhet të zhvillohet në kushte shtëpie.

Puna e mësuesve tanë të përkushtuar për xhirimin e orëve mësimore për RTSH Shkolla po vazhdon”, shprehet Shahini teksa nënvizon gjithashtu se “orët mësimore që do të zhvillohen në shkollë, paralelisht do të zhvillohen edhe në RTSH Shkolla në rast se një pjesë e mësimit do të duhet të zhvillohet në kushte shtëpie”.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?