Viti i Ri, në Lezhë e Vlorë trafik i rënduar, qytetarët: Të gjendet një zgjidhje, shqetësim i madh (VIDEO)

31 Dhjetor 2022, 12:47| Përditesimi: 31 Dhjetor 2022, 14:01

  • Share

Festa e fundvitit ka sjellë një shtim të numrit të automjeteve që lëvizin në qytetet e Shqipërisë kjo edhe se emigrantët kanë zgjedhur që festat ti festojnë në atdhe.

Në rrugët e qytetit të Lezhës paraqitet trafik i rënduar dhe kaos në lëvizje. Problematika më e madhe paraqitet në hyrje dhe dalje të qytetit si pranë tregut të lirë.

Prej disa ditësh lëvizja është mjaft e vështirë, pasi në shumë raste ka dhe bllokim të qarkullimit. Qytetaret thonë se trafiku i rënduar është një problematike e vazhdueshme, duke u kthyer në shqetësim për ta, ndërsa si zgjidhje shohin përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

“Nuk ka rrugë, s’ka hyrje dalje. Kur ka refugjatë.

Rrugët e ngushta. Ka shumë.

Për festa është i ngarkuar kaq shumë, rrugët janë të ngushta. S’ke ku të shkosh. Për çdo festë krijohet edhe gjatë verës”, thonë qytetarët.

Për të përballur fluksin e automjeteve që lëvizin në rrugët e Lezhës, policia rrugore dhe ajo e rendit kanë shtuar prezencën e tyre. Efektivet janë vendosur në nyjet më problematike, duke ndërhyre në normalizimin e lëvizjes së automjeteve. Synimi për të parkuar automjetet drejt qendrës së qytetit e rënden edhe më shumë situatën, pasi vendparkigjet janë të pakta referuar numrit të lartë të makinave. Trafiku i rënduar pritet ta shoqëroje Lezhën, deri në ditët e para të janarit të vitit që vjen, kur nis dhe largimi i emigrantëve.

Ora 12:59
Viti i Ri, trafik i rënduar në Vlorë, ’paralizohen’ Bulevardi, Lungo Mare dhe rruga Transballkanike

 

Trafik i rënduar paraqitet ditën e sotme në Vlorë. Lëvizjet me makina janë shtuar për shkak edhe të ardhjes së emigrantëve për të festuar Vitin e Ri, ndërsa të tjerë qytetarë nxitojnë për të bërë blerjet e fundit. Report Tv sjell pamje nga trafiku, ndërsa është pothuajse e pamundur të qarkullosh  me makinë në çdo segment rrugor të Vlorës. Kritike nga trafiku situata paraqitet në rrugën Transballkanike, Bulevardin e Vlorës si dhe në Lungomare.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?