Viti i Ri, fëmijët jetimë në Sarandë surprizohen me dhurata nga efektivët

30 Dhjetor 2023, 10:35| Përditesimi: 30 Dhjetor 2023, 11:30

  • Share

Punonjësit e Komisariatit të Policisë Sarandë dorëzuan disa dhurata të përgatitura me iniciativën dhe kontributin e tyre, për fëmijët e shtëpisë së fëmijës “Vangjel Pulla”, në qytetin e Sarandës

Stafi i kësaj qendre falënderoi punonjësit e Policisë, dhe shefin e komisariatit të Sarandës, Gerald Toska, për surprizën që iu bënë fëmijëve dhe për gatishmërinë e tyre, në çdo rast. 

“Punonjësit e Komisariatit të Policisë Sarandë në kujdesin e veçantë të shefit të këtij komisariati, Kryekomisar Gerald Toska, dorëzuan disa dhurata të përgatitura me iniciativën dhe kontributin e tyre, për fëmijët e shtëpisë së fëmijës “Vangjel Pulla”, në qytetin e Sarandës.

Stafi i kësaj qendre ka falënderuar punonjësit e Policisë, për surprizën që iu bënë fëmijëve dhe për gatishmërinë e tyre, në çdo rast”, njofton policia.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?