Viti i Ri e gjen familjen Kola në Lezhë në një shtëpi të rrënuar! Kryefamiljari apel për ndihmë: Çdo ditë bien copat e suvasë, rrezikohet jeta e 3 fëmijëve

30 Dhjetor 2022, 18:48| Përditesimi: 30 Dhjetor 2022, 18:55

  • Share

Në këtë banesë të shkatërruar do ta presin vitin e ri 2023, pesë anëtaret e familjes Kola në fshatin Torovicë të Lezhës. Shtëpia e amortizuar u dëmtua më shumë nga tërmeti i nëntorit 2019-të dhe thuajse çdo ditë bien copat e suvasë, duke u rrezikuar jetën e tre fëmijëve të mitur të Gjergj e Valentina Kolës.

“Parmbrëmë nga ora 11:30 e natës, fëmijët në gjumë veç kur ra suvaja. Djali i vogël u tremb shumë! Unë rri zgjuar natën se kam frikë”, tha Valentina Kola.

Bashkëshortet janë të papunë, ndërsa ndihma ekonomike në shumen e 10 mijë lekeve/muaj është e vetmja e ardhur për ta. Ndonëse banesa u dëmtuan nga tërmeti kryefamiljari Gjergj Kola tregon se nuk trajtohen me bonus qiraje.

“Jam interesuar në bashki, kam dorëzuar dokumentet më kanë thënë prit kur të vijë përgjigja nga Tirana”, tha Gjergj Kola.

Përballë frikës së shembjes së shtëpisë e cila mund ti zërë brenda, çifti i bashkëshorteve apelojnë për ndihmë.

“Kam tre fëmijë, burrin të sëmurë. Kërkoj ndihmë të na ndërtojnë shtëpinë jemi në kushte të vështira, pa punë. Me shumë halle, fëmijët në shkollë..., tha Valentina Kola.

I kontaktuar për këtë çështje, n/kryetari i Bashkisë së Lezhës, Ermal Pacaj tha se kryefamiljari Gjergj Kola, ka aplikuar me vonesë, ndaj nuk është përfshirë në programin e rindërtimit të qeverisë shqiptare. Ai tha se dosja e tij bashkë me 66 të tjera janë dërguar për miratim në Institutin e Ndërtimit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 31/12/2022 01:36

    Nuk eshte vetem faji i termetit.Ne Lezhe ku bie shi e bore e ke bere catine te sheshte sikur jeton ne Sahara.Nuk eshte per t'u cuditur qe bie suvaja e tavani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?