Viti i ri akademik, Universiteti i Tiranës thirrje studentëve: Ende kuota të lira, nxitoni të regjistroheni

7 Tetor 2023, 11:41| Përditesimi: 7 Tetor 2023, 12:54

  • Share

Ndonëse viti i ri akademik 2023-2024 ka nisur, Universiteti i Tiranës u bën thirrje studentëve të regjistrohen pranë sekretarive mësimore të universiteteve, pasi ka ende kuota të lira në raundin e mbetur.   

Prej 1 jave Universiteti i Tiranës ka hapur auditoret për 3381 studentë të rinj, në të gjitha programet e studimit pranë fakulteteve përbërëse të tij.

Në shumë programe të UT-së ka ende kuota të lira ndaj ftojmë cilindo kandidat që ende nuk ka zgjedhur programin e studimit, të aplikojë për këto programe.

"Kushdo që është i interesuar, mund të informohet pranë fakulteteve ose pranë Rektoratit të UT-së pasi është ende i hapur një raund i fundit regjistrimesh. Për studentët ekselentë dhe ata që kanë zgjedhur apo do të zgjedhin një prej programeve të shpallura si prioritet kombëtar, qeveria akordon bursa studimi dhe përjashtim nga tarifa e studimit. Ftojmë të rinjtë që t’i bashkohen Universitetit të Tiranës, më i madhi dhe më i rëndësishmi në vend, i cili i pajis ata me diplomë që do të jetë një gur themeli për të ardhmen e tyre", njofton Universiteti i Tiranës. 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?